Dr Zoran Srzentic Kryetar i ri i Tivarit – reagon Forca Tivar!

0

Dr Zoran Srzentic do të kryejë funksionin e Kryetarit të Komunës së Tivarit për katër vitet e ardhshme. Pas votimit të fshehtë në mes të dy kandidatëve, 19 këshilltarë e kanë përkrahur Kryetarin e ri, dy fletëvotime kanë qenë të pavlefshme, ndërsa 15 vota i kanë shkuar kundërkandidatit nga opozita Dr Srdjan Kalinic. Një fletëvotim nuk është përdorur.

Në lidhje me zgjedhjen e kryetarit të ri është shprehur njëri nga subjektet politike shqiptare që është pjesë e Kuvendit Komunal të Tivarit, Forca e Re Demokratike. Deklarata e tyre është si më poshtë:

“Sot u votua Kryetari i ri i Komunës së Tivarit. Vota jonë sigurisht që nuk mund të ishte pro për shkak të situatës ekonomiko-shoqërore dhe trajtimit diskriminues që ky pushtet i ka bërë shqiptarëve dhe posaçërisht Krajës për vite me radhë, gjë që vërtetohet nga situata aktuale në Krajë edhe nga marrëveshja e partnerëve të koalicionit për qeverisje kater vjeçare, ku në asnjë pikë nuk përmendet Kraja. Gjithësesi urojmë që ky trajtim të ndryshojë dhe për çdo iniciativë serioze për ndryshimin e kësaj situate ne do jemi të gatshëm të japim kontributin tonë konstruktiv si opozitë.”