Dr Ganimete Hoxha shpallet mjekja e vitit 2014 në Mal të Zi

0

 

Dr Ganimete Hoxha është vlerësuar nga shoqata e mjëkeve të Malit të Zi me titullin “Doktor Branko Zogovic” për vitin 2014, me motivacionin “për kontribut të veçantë në punë dhe afirmimin e parimeve humane të profesionit”

Cmimi vjetor “Doktor Branko Zogovic” është titulli më i lartë që ndahet nga shoqata e mjekëve në Mal të Zi, i cili në një ceremoni të vecantë me datë 25.12.2014 i’u dorëzua Dr Ganimete Hoxha.

Dr Ganimete Hoxha prej vitesh shërben si mjeke e përgjithshme në zonën e Krajës, dhe gjatë këtyre viteve me punën e palodhur dhe humane të sajë ka fituar respektin e të gjithë banorëve të sajë. Edhe pse shërben në një zonë të lënë në harresë, kjo nuk e demoralizon Dr Ganimete Hoxhën, përkunder kësaj e bën më të fortë për tu shërbyer me dashuri këtyre banorëve.

Në stacionin shëndetësor të Ostrosit ku sherben Dr Ganimete Hoxha janë të regjistruar reth 1600 pacientë, nga të cilët pjesa më e madhe janë mbi moshën 60 vjec.

Marrë nga:                                                              http://www.krajaonline.com/Ganimete%20Hoxha%20mjekja%20e%20vitit%202014%20ne%20Mal%20te%20Zi.html