DPS: Festimi në Tuz është një incident i shëmtuar ( VIDEO)

0

Festimi i mbështetësve te Forumit Shqiptar, i cili pasoi pas përfundimit te zgjedhjeve ne Tuz, hodhi njolle ne te gjithë procesin zgjedhor, te parat për komunën e pavarur te Tuzit, deklaruan nga Partia Demokratike e Socialisteve.

“Me kuptimin absolut ndaj ndjenjës kombëtare te shqiptareve dhe te te gjitha pakicave tjera ne Mal te Zi, është e papranueshme qe ajo te shfaqet ne ketë mënyre, sepse ajo minon konceptin e një shteti qytetare si themeli absolut i shtetësisë malazeze”, thane ata nga partia politike.

Partia Demokratike e Socialisteve është krenare për kontributin qe përmes politikes se saj i ka dhëne zhvillimit te multietnicitetit dhe do te vazhdoje te punoje për ta forcuar me tej ketë parim, sepse, siç thonë, ata besojnë se ai është garantues i përparimit te mëtejshëm te Malit te Zi.

“Ne jemi te bindur se sjellja e natës se kaluar ishte vetëm një incident i shëmtuar qe nuk do te përsëritet me ne Tuz e as ne ndonjë pjese tjetër te Malit te Zi, me vërejtjen se shteti ka absolutisht aftësinë ne çdo mënyre për te mbrojtur konceptin qytetare te shtetit te përcaktuar me kushtetute”, përfundon deklarata e DPS.

/malesia.me/