Dosja për Kalanë: UNESCO ose Lifti!

0

Më në fund po përgatitet një dokument që do jetë nisma e parë drejt shpalljes së Kalas së Ulqinit të mbrojtur nga UNESCO. Fjala është për Dosjen për Kalanë që e ka përgatit një grup ekspertësh nga fushat e ndryshme.

14263964_10154543904124173_6060323414335327461_nNdër të tjera Dosja përmban disa kushte të rrepta që duhet të përmbushën, e këto janë rrëzimi i strukturës së ashensorit/liftit, mënjanimi i objektit/hotelit në ndërtim, restaurimi i të gjithë objekteve duke respektuar stilin autentik, dhe legalizimi i shtëpive të dëmtuara me kusht që të ndërtohen në stilin autentik.
Anëtarët e komisionit nga Ulqini që kanë punuar në Dosje janë Ardijan Mavriq dhe Selim Resulbegoviq.

Të ndara janë mendimet rreth liftit, në një anë banorët e Kalasë që janë deklaruar për rrënimin e Liftit e në anë tjetër familja Resulbegovic që e kundërshton dhe mundohet të mbrojnë këtë “investimin” pa leje!

Diçka në këtë rast duhet të sakrifikohet, Lifti ose UNESCO-ja!