“Don Gjon Buzuku”: Perurimi i botimit studimor për Krajën dhe Shestanin

0

Mbrëmë në sallën e komunës,  u bë perurimi i botimit të studimeve “Kraja me vecantitë shestanase në rrjedhën e shekujve”.

Ky botim u mundesua nga shoqata “Don Gjon Buzuku” Ulqin dhe Qendra e Studimimeve Albanologjike  Tiranë.

Në përurim moren pjesë studiues nga Tirana ,Shkodra dhe Ulqini: Ardian Marashi, Zef Lukiqi, Gjovalin Cuni, Bahri Brisku, Dom Nikë Ukgjini, Zamir Taflica, Edmond Malaj.

Poashtu i pranishëm ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Mal të Zi, Ernal Filo, kryetari i Iniciativës Qytetare nga Tuzi , Vasel Sinishtaj dhe shumë personalitete të tjera nga fusha të ndryshme.

Të pranishmit patën edhe kënaqesinë, që të pajisen me nga një kopje të këtij botimi me vlera të jashtëzakonshme shkencore.