Dokumentacioni: Kino Bahçja është humbur në vitin 2006

0

Deklaratë,

Duke vërejtur tendencën e disa të ashtuquajtura media, që pa kurrfarë dokumentacioni përcjellës mundohen të dezinformojnë opinionin në lidhje me cështjet vitale për Ulqinin, kemi vendosur që të paraqesim para lexuesve vendimin e gjykatës si dhe arsyetimin e saj për një vendim të tillë.

Pasi me urdhër të mentorëve të vet politik këto media me kot po mundohen që fajin për humbjen e Kino Bahces ta kalojnë në kohëra dhe njerëz tjerë, është e udhës që për cështje të tilla të flitet me fakte dhe dokumenta.

Sic mund ta vëreni edhe nga fotot e dokumentacionit, kërkesa për kthimin e Kino Bahces familjes Zuber daton qysh në vitin 2006. Ata pronën e kërkonin me arsyetim se deri në vitin 2006 Komuna e Ulqinit nuk kishte sjellur planin urbanistik për lokacionin në fjalë dhe se ai nuk po përdorej për arsyen për të cilën ishte nacionalizuar.
Komisioni i formuar në vitin 2011 erdhi në përfundim se konstatimet ishin të sakta, dhe se objekti nuk kishte plan urbanistik e as përdorej si kinema verore.
Nuk mund as të përdorej, pasi nuk kishte plan detaj që e përcaktonte si dicka të tillë.
Gjykata ka marrë vendim që Zuberëve t’ju kthejë tokën në bazë të kërkesës së tyre në vitin 2006, dhe vlerësimit të komisionit në vitin 2011, vlersim që është i bazuar në mungesën e planit dhe mospërdorjen e saj si kinema verore.
Por disa të ashtuquajtur media, me qëllim mundohen që popullit ti hedhin pluhur syve, pasi në atë kohë në pushtet ndodheshin mentorët e tyre politik, nga të cilët financohen edhe sot e kësaj dite.

Kuptohet, me paret e qytetarëve të Ulqinit.

Duhet shtuar gjithashtu se Komuna kishte obligim që të sillte planin urbanistik për Kino Bahcen, por kjo gjë nuk u bë deri në vitin 2012, cka ishte tepër vonë. Në vitin 2002 u fillua me përpunimin e planit, por ai nuk u përfundua në kohë. Arsyet nuk dihen.
Në vitin 2006, ky objekt u dha me qira, dhe sic vlersoi komisioni, ai nuk ishte më kinema verore por klub nate.

Se për cka është përdorur ky objekt pas vitit 2006 për gjykatën nuk ka rëndësi, pasi data kur familja Zuber ka bërë kërkesën për kthimin e pronës dhe vlerësimi komisionit për situatën në terren, janë të vetmet arsyetime për vendimin e gjykatës. Kjo mund të shihet qartë në vendimin e gjykatës.

kino9
Një gjë është e sigurtë se me planin e aprovuar në vitin 2012, nuk mundet më të ndërrohet veprimtaria në atë lokacion pa marr parasysh se kush është pronar. Pra ai lokacion duhet të jetë në funksion të aktiviteteve kulturore.

Sikur plani urbanistik për atë zonë,të ishte aprovuar deri në vitin 2006 atëherë nuk do të kishte bazë për ish pronarët të kërkojnë kthimin e pronës. Sigurisht se fajtorët për këto mosveprime ekizistojnë.

Se kush duhet të mbajë përgjegjsi për situatën e krijuar qytetarët mund ta vlerësojnë vetë, mjafton të lexojnë dokumentacionin dhe të rikujtojnë politikën e asaj kohe.
Atëherë do ta kenë të qartë se pse disa të ashtuquajtura media po tentojnë ta fshijnë atë periudhë nga kujtesa e popullit dhe për llogari të kujt.
Kurse përsa i përket drejtësisë dhe pavarsisë së gjygjsorit në Mal të Zi, mjafton që rastin e Zuberëve ta krahasojmë me Valdanosin. As ai nuk u përdor për qëllimin për të cilin ishte nacionalizuar, por pronarët akoma presin.

A do të reflektojë ky rast edhe në procesin për ullishten ne fjalë, nuk dihet. Na mbetet vetëm të presim vendimet e gjygjit.

Për çudi, të ashtuquajturat media këto krahasime nuk i bëjnë.
Ndoshta kanë frikë se inatosin dhe humbin përkëdheljet financiare të mentorëve të vet.

 

 

Shërbimi Informativ i Forcës së Re Demokratike