Dods & Rajntke: Kriporja të shpallet zonë e mbrojtur deri në shtator

0

Europarlamentaret Analiz Dods dhe Teri Rajntke i kanë dërguar një letër kryeministrit Gjukanoviq ku i kërkojnë që Kriporja duhet të shpallet zonë e mbrojtur deri në shtator, transmeton “Vijesti”.

Ato në letër theksojnë se Kriporja është vendbanimi më i madh i zogjve në Adriatikun jugor, dhe se ruajtja e biodiverzitetit të saj është e një rëndësie të vecantë.

Dods dhe Rajtnke shprehën kënaqsinë që pompat e ujit kanë filluar punë, por janë të mndimit që komplet sistemi i Kripores duhet të vendoset në funksion, jo vetëm pompat.

“Procesi i shpalljes së Kripores si zonë e mbrojtur, nëpërmjet miratimit të planit urbanistik të Komunës së Ulqinit, duhet të kryhet deri në shtator të 2015-ës ashtu sic është rënë dakord. Kjo zonë duhet të shpallet territor Emerald dhe Ramsar.” , thane në mes tjerash europarlamentaret Dods dhe Rajntke.