Djukanoviq i pakënaqur me ministra: Kush nuk punon as mos të paraqitet në punë

0

Kryeministri Millo Gjukanoviq, ka kërcënuar ministrat e qeverisë së tij se nëse nuk punojnë si duhet mos të paraqiten në punë me 30 shtator, shkruajn mediat malazeze.

Ky kërcënim i kryministrit, i cili shumicën e ministrave i ka zgjedhur vetë, vjen si pasojë e rezultateve të dobëta në plotësimin e kushteve për integrimin në Bashkimin Europian.

Sipas mediave, Gjukanoviq është i pakënaqur me dinamikën e realizimit të këtyre kushteve dhe ministrave u ka vendosur ultimatum deri me 30 shtator që të kryejn detyrat e veta.