Dje hapi zyrën Këshilli komunal i Socialdemokrateve të Tivarit

0

Në ceremoninë e hapjes fjalën e morën kryetari këtij grupacioni Ivan Brajoviq, i cili i përshendeti te pranishmit.

” Socijaldemokratet janë të gatshëm të ndërtojnë një shoqëri të bazuar mbi një program të zhvillimit agresiv ekonomik të Malit të Zi dhe Tivari është një nga bazat themelore. Asnjëherë Socijaldemokratët nuk do ju vijnë njëherë në katër vite vetëm për t’ju kërkuar votën.Ne do jemi pranë ideve tuaja cdo herë që mos te kemi nevoj të vrapojmë pas votës tuaj sepse ajo në menyrë natyrore do jetë e jona” tha ai në fjalimin e tij.

Kryetari i keshillit komunal Miqo Orlandiq, deklaroi se Socijaldemokratët qëndrojnë në vlerat themelore të së majtes moderne evropiane dhe ruajtjen e interesave civile, qytetare dhe kombëtare të të gjithë qytetarëve të Malit të Zi.

I pranishëm në këtë tubim ishte dhe kryetari Komunës së Tivarit Zoran Srzentiq, si dhe një numer i konsiderueshëm i shqiptarëve kryesisht nga komuna e Tivarit.

Socialdemokratët e Tivarit formohen pas ndarjes që ka ndodhur ne Partine Social Demokratike e cila e bashkuar ne zgjedhjet e fundit komunale në Tivar mori një numur të konsiderueshëem votash nga shqiptarët e kësaj komune, por pas ndarjes, në terren ka filluar peshkimi i votuesve shqiptarë nga të dy këto grupacione

Njëri udhëhiqet nga kryetari i kuvendit komunal të Tivarit z. Osman Subashiq, i cili i ka qëndruar besnik partis së Ranko Krivokapiqit, ndërsa tjetri nga drejtori i shkollës “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” në Krajë Beqir Berjasheviq, i cili është njëkohësisht edhe këshilltar në kuvendin komunal të Tivarit pranë partisë së Ivan Brajoviq.