Dita kombëtare e Sllovakisë, Ciganik: Të angazhuar të ndihmojmë Shqipërinë për integrimin në BE

0

Sllovakia feston ditën kombëtare të saj dhe Ambasada sllovake në Tiranë ka organizuar një pritje në kuadër të 24 vjetorit të konstituimit të Kushtetutës. Sllovakia këtë vit mban Presidencën e rradhës të Bashkimit Europian dhe ambasadori Milan Ciganik konfimoi mbëshetjen për Shqipërinë në hartimin dhe zbatimin e reformave kyçe që do të ndihmojë në intergimin në Bashkimin Europian.
Sllovakia, feston ditën kombëtare, 24 vjetorin e konstituimit të Kushtetutës së vendit. Për këtë arsye, Ambasada e Sllovakisë në vendin tonë organizoi një pritje me personalitet më të larta të vendit.
Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Sllovakisë, siç u shpreh Ambasadori sllovak në vendin tone, Milan Ciganik, është rritur nga hapjet respektive të Ambasadave.
Por Sllovakia që nga janari mban Presidencën e rradhës së BE, 12 vjet nga anëtarësimi dhe Ambasadori nuk hezitoi të shprehë mbështetjen e vendit të tij në këtë proçes të rëndësishëm për Shqipërinë në përmbushjen e prioriteteve kyçe që do ti hapte rrugë çeljes së negociatave me BE.
Ciganik: Ne kemi marrëdhënie të mira më Shqipërinë, shqiptarët dhe partnerët e saj. Jemi të lumtur që vendi po bënë hapa para me reformat si prioriteret kyçe për integrimin në BE. Ne jemi të angazhuar dhe të hapur të ndihmojmë Shqipërinë në çdo sektor për të qenë pjesë e Europës. Proçesi i integrimit ka nevojë për kohë dhe e rëndësishme për ne është cilësia në arritjen e objektivave dhe për këtë vendi juaj po bën progres në shumë drejtime. Ne jemi gati të ndihmojmë Shqipërinë në këtë proçes të rëndësishëm për vendin, po ashtu siç jemi të hapur për vende të tjera të rajonit.