Dinosha kërkon status te ri për malazezët e Shqipërisë

0

Ambasadori i Malit të Zi në Shqipëri, z.Ferhat Dinosha në një intervistë dhënë televizionit Ora News, tha se në Shqipëri pakica serbomalazeze nuk ekziston, por ka vetëm pakicë malazeze.Ai theksoi se ata duhet të trajtohen nga një status i ri si dhe të krijohet fond nacional për ta.

Sipas tij, kombi dhe gjuha malazeze nuk duhen ngaterruar me Serbinë dhe propozon futjen e mësimit të gjuhës malazeze në shkollat e Shkodrës per këtë minoritet.