Digitalb: Dokumentar i shkëlqyer për Tringë Smajl Martinin (video)

0

Rrjeti televiziv kabllovik Digitalb, ka bërë një dokumentar për heroinen shqiptare të Malesisë, Tringë Smajl Martinin.

Tringë Smajl Martini Ivezaj, e njohur edhe si Tringa e Smajlit, ishte një luftëtare nga Gruda e njohur për trimërinë e saj në luftërat kundër pushtuesve turk dhe malazez. Ajo lindi në vitin 1880 si bija e udhëheqësit të fisit të Grudës, Smajl Martinit.

Nënshkrimet e Smajl Martinit ndodhen edhe në peticionet e fiseve shqiptare të Malesisë dërguar ambasadoreve europianë në Stamboll me 9 maj 1878 dhe ambasadorit francez me 15 qershor 1878.

Në peticione shprehet kundershtimi i fiseve shqiptare që Vilajeti i Shkodrës, sipas vendimeve të Kongresit të Shën Stefanit dhe Berlinit, ti takonte Malit të Zi.

Ai si luftëtarë, ishte shumë aktiv gjatë veprimtarisë se Lidhjes së Prizrenit, dhe për këtë u arrestua me 1886 dhe u dergua në Anadoll, prej ka nuk u kthye kurrë.

Tringa pas kësaj u bashkua me kryengritësit, dhe u dallua në betejën e Deciqit. Ajo vazhdoi veprimtarinë e saj edhe pas shpalljes së pavarsisë së Shqipërisë me 1912.

Për më tepër, ndiqeni këtë dokumentar të shkelqyer.