Diaspora: Gjukanoviq për shqiptarët kujtohet vetëm kur i mashtron para zgjedhjeve

0

Anëtari i kryesisë së shoqatës shqiptare “Malësia e Madhe” nga Michigan në Amerikë, Pashko Gjokaj, ka akuzuar Këshillin Kombëtar Shqiptaro-Amerikan si dorë të zgjatur të Gjukanoviqit, shkruan gazeta “Dan”.

Sipas tij, pas ndaljes së financimit nga qeveria amerikane, ky këshill zyrat i ka në të njejtën ndërtesë me konzullatën e Malit të Zi, e cila ju paguan qiranë dhe i financon.

Ai thotë se kjo organizatë ka bërë punë të mirë në lobimin për çështjen e Kosovës, por më vonë ka rënë në duart e njerëzve të dyshimtë dhe të afërt me pushtetet në ish Jugosllavi.

Disa prej tyre, thotë ai, kanë investime në Mal të Zi dhe nëpërmjet Gjukanoviqit bëjnë pastrim parash.

Ai akuzoi Gjukanoviqin për diskriminim ndaj shqiptarëve për të cilët kujtohet vetëm para zgjedhjeve me premtime mashtruese.

“Protestat me rastin e Mëngjesit të Lutjeve nuk u organizuan sepse kishim informata të sigurta se Gjukanoviq nuk di të vinte. Ndoshta nuk ka ardhur se i pengojnë thirrjet se është kriminel lufte, por në këto 25 vite në pushtet e ka treguar se është diktator dhe i korruptuar. Të dalësh në protesta për ta tjerët nuk ia vlen, pasi ato janë vetëm piun të tij.” , tha në mes tjerash Gjokaj.