Dhunë ndaj studentëve – Komiteti i Helsinkit padit policinë speciale të Maqedonisë

0

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Maqedoni ka ngritur padi penale për policinë e cila ushtroi dhunë ndaj studentëve në protestën për zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit Studentor në Universitetin Kirili dhe Metodi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë votimit, në në shtëpinë e studentëve ”Kuzman Josifovski Pitu”, ishin ftuar policia speciale e cila dhunshëm u fut në hapësirat e Parlamentit Studentor dhe i nxorën me dhunë studentët.

Sipas këtij Komiteti, policia në këtë rast ka kryer dy vepra penale: pengim të një mbledhje të lajmëruar dhe maltretim gjatë kryerjes së detyrës, të dy këto vepra të dënueshme me Kodin penal të vendit.