Dhuna ndaj mësimdhënësit: Tre muaj burg për Dervishin

0

Gjykata Themelore solli dje vendimin me të cilin Hysein Dervishi dënohet me tre muaj burgim për dhunën e ushtruar ndaj mësimdhënësit Sabri Kolenoviq, shkruan “Vijesti”.

Incidenti ndodhi para disa muajve në korridorin e shkollës fillore “Boshko Strugar”, kur Dervishi i pakënaqur me notën e marrë nga fëmija i tij goditi mësimdhënësin, i cili për shkak të dëmtimeve u dërgua për mjekim në spital.

Dervishi para gjygjtares Sanja Miroviq e pranoi fajin, dhe si masë lehtësuese iu pranua fakti që është prind i tre fëmijëve të mitur, nga të cilët njëri i semurë rëndë.