Dështon dhënia me qira e Kripores

0

Firma L&L Company e pronarit Lubo Gazivoda i ka nërprerë tratativat me kryesinë e Kripores, njofton “Vijesti”.

Drejtori administrativ Ognjen Jovoviq e ka konfirmuar lajmin dhe ka njoftuar ankand të ri për ndërmarrjen javën në vijim. Ky do të jetë ankandi i 12 pasi në të mëparshmit nuk ka pasur asnjë të interesuar.

Gazivoda, ish drejtor i Kripores, në bisedime ka hyrë vitin e kaluar por për shkak të vjetërsisë së makinerisë dhe mjeteve ka njoftuar se tratativat do të zgjasin për një kohë të gjatë. Siç duket ato përfunduan në mënyrë të pasuksesshme.

Shqetësim për gjendjen në të cilën ndodhet Kriporja kanë ngritur edhe ambasadat e Gjermanisë, Francës dhe Polonisë, kurse qeveria e Malit të Zi ka njoftuar se do të japin 200 mijë euro për sanimin e pompave dhe 20 mijë për shlyerjen e borxhit të energjisë elektrike.

Kriporja ka 3 vite që nuk prodhon kripë dhe nuk ka gjasa që një gjë e tillë të ndodhë së shpejti.