Dervishi: Sot fillon riparimi i rrugëve të qytetit

0

Sekretari për Veprimtari Komunale Avdulla Dervishi, bëri të njohur për portalin lajm.me se sot do të fillojnë punimet në riparimet sporadike të rrugëve të qytetit.

Dervishi tha se ndërhyrjet do të bëhen kryesisht në mbylljen e gropave dhe riparimet më urgjente. Vlera e punimeve do të jetë rreth 16.000 euro, kurse punimet do ti kryejë kompania “Put” nga Tivari.

Gjithashtu në proces është edhe vendosja e trotuarit të ri në afërsi të maternitetit, punimet në të cilin i kryen “Milla Company”.