Deputetja shqiptare ua “mbledh”maqedonasve: Flas shqip në Kuvend!

0

Edhe pse deputetja më e re në Parlamentin e Maqedonisë, Kaltrina Azizit nuk i mungon guximi kur bëhet fjalë për të mbrojtur me argumenta dhe fakte bindëse para deputetëve të VMRO-DPMNE gjuhën shqipe.
Deputetja e BDI-së në replikën e saj ndaj deputetit të VMRO-DPMNE-së, Vlatko Gjorcev në lidhje me deklaratën e tij skandaloze për përdorimin e gjuhës shqipe, e akuzoi se është ai që nuk ka vullnet për ta interpretuar drejt dispozitën kushtetuese për përdorimin e gjuhës shqipe.
Si për ti vërtetuar që gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Maqedoni, ai u rikujtoi kolegëve se po fliste shqip në Kuvend, tempullin e demokracisë.
Debati u zhvillua të hënën në komisionin për sistem politik në Kuvend, ku diskutohej mbi Prokurorinë speciale duke iu.
Deputetja nga Kumanova iu përgjigj kolegëve të saj nga VMRO të cilët e kishin provokuar lidhur me përgjimet.
Ata kishin hedhur akuza edhe ndaj zyrtarëve në Kosovë, duke përmendur edhe gjuhën shqipe, e duke e vënë në dilemë nëse është zyrtare apo jo.