Deputetët shqiptarë të zhgënjyer nga tërheqja e ligjit për simbolet kombëtare

0

Deputeti i ASH-së Nikë Gjeloshaj u shpreh i zhgënjyer nga vendimi i Ministrisë për tërheqjen e ligjit për simbolet kombëtare.

Ky ligj duhej të votohej sot na Kuvendin e Malit të Zi, por ministri Suad Numanoviq e tërhoqi atë nga procedura për shkak të, siç u tha, amendamenteve të shumtë.

Deputetët Gjeloshaj dhe Nimanbegu kishin paraqitur 5 amendamente, kurse gjithsejt ishin 36, 17 vetëm nga Branka Boshnjak e FD-së.

“Këtë e kemi pritë që 10 vjet, dhe zvarritja e këtij ligji, një ditë para se do duhej të votohet në Kuvend, nuk është aspak korrekte nga ana e ministrit Numanovic”, u shpreh Gjeloshaj.

Ai paralajmëroi se amendamentet do ti propozojnë në parlamentin e Malit të Zi.