Deputetët: Pagesa të majme edhe pasi dalin nga kuvendi

0

Kuvendi i Malit të Zi ka paguar vitin e kaluar 25.000 euro për ish deputetët që u kane lëshuar vendin kolegëve të tyre partiak.

Sipas ligjit, deputeti qe largohet nga kuvendi, ka të drejte të marrë rrogë deri në një vit pas largimit ose deri kur të gjejë angzhim të ri.

Keshtu deputetët e PPS-së, Vasilije Lalosheviq dhe Zdenka Popoviq kanë marrë mesatarisht 850 euro në muaj gjatë gjithë vitit, kurse ajo e Malit të Zi Pozitiv Ana Ponosh, 795 euro deri në muajin Maj, shkruan gazeta “Vijesti”.

Sipas përfaqsuesve të sektorit civil, kjo anomali vjen si shkak se në zgjedhje nuk votohet personi por lista partiake, cka sjell ndryshime të mëdha pas formimit të pushtetit. Ka raste kur personat të vendosur kah fundi i listës kanë arritur të hyjnë në parlament falë kolegëve të tyre që kanë kaluar në funksione shtetërore.

Vuk Marash nga MANS-i, sugjeron që deputetët qe largohen nga kuvendi të paguhen edhe për 3 muaj pas largimit, e jo një vit sic është rasti tani.

Të gjitha partitë kanë ndërruar deputetet e tyre por më së shumti këtë e ka bërë PDS, të ndjekur nga partitë shqiptare, te cilat pritet të ndërrojne prapë në të ardhmen.