Dënim me kusht për drejtorin e Qendrës për Kulturë

1

Gjykatësja Sanja Miroviq solli vendimin e dënimit me kusht për drejtorin e Qendrës për Kulturë Nail Draga, për shkak se në vitin 2012 u mundësoi qytetarëve Vedat Lamoviq dhe Amir Zagoviq të marrin me qira ish Kino Bahcen në procedurë të parregullt, shktuan “Vijesti”.

Vendimi do të zbatohet nëse Draga në tre vitet e ardhshme nuk e përsërit të njëjtin veprim.
Lamoviq ishte qiramarrës i ish Kino Bahces prej vitit 2006, kur ajo u kthye në klub nate, pa kurrfarë kontestimi nga qeveria e atëhershme lokale.
Draga tha për “Vijesti” se asgjë nuk ka përfunduar dhe se do të ketë kohë të diskutohet për cështjen.

1 Koment

Comments are closed.