Dëmtohet automjeti i Nimanbegut

0

Para dy netëve automjeti “reno 5” i pronarit Shazi Nimanbegu, u dëmtua nga person/a akoma të panjohur.

Në kohën e ngjarjes automjeti ishte i parkuar nën Kala.

Si pasojë, në makinë janë thyer dy xhama, njëra prej pasqyrave dhe xhami i pasëm, kurse mbrenda është gjetur edhe një gur i cili dyshohet se është pëdorur për thyerjen e xhamave.

Pronari i makinës nuk ka dijeni se kush dhe pse ka pikasur makinën e tij, pasi ky është rasti i dytë që ajo i dëmtohet mbrenda një kohe të shkurtër.

Para një muaji në makinë i thyen xhamin e majtë, por policia akoma nuk ka arritur të gjejë fajtorët.