Demarkacioni, VV kërkon anullimin e seancës parlamentare

0

Ka filluar dy ore me vonese seanca e sotme e Kuvendit te Kosoves ku po debatohet per votimin e ratifikimit te Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.
Deputeti i VV Ismail Kurteshi ka kërkuar nga kryeparlamentari kadri Veseli që të anuloj seancën e sotme dhe mos të thërras seancë deri pas javës së dytë të shtatorit.
“Sesioni dimëror duhet të filloj sipas rregullores pas javës së dytë të shtatorit, ndërsa sot është 1 shtatori. Kërkoj që të anulohet kjo seancë”, ka thënë Kurteshi.
Kërkesës së tij i është kundërpërgjigjur kryeparlamentari, i cili ka thënë se pa e përfunduar sesionin pranveror, po hyjnë drejtë në atë dimëror.
Nderkohe Kryetari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se kryeministri Isa Mustafa, presidenti Hashim Thaçi dhe kryekuvendari Kadri Veseli, kanë bërë presion ndaj deputetëve të pozitës që kanë shprehur qëndrimet kundër demarkacionit me Malin e Zi.
“Kjo seancë është vështirë të ndalet sepse nuk po funksionon trysnia e Mustafës, Thaçit e Veselit mbi deputetët të cilët kanë thënë se nuk do ta votojnë demarkacionin. Demarkacioni është afër dështimit”, ka thënë Konjfuca

Konjufca shtoi se është në arrest shtëpiak, por ka kërkuar leje nga Gjyakata.