Demant: Arma nuk ishte e vërtetë, nuk rrezikoheshin jetë njerëzish

1

Pas lajmit të publikuar nga e përditshmja “Vijesti”, të cilin e transmetoi edhe portali ynë, se gjatë  dasmës në  Ranë një  person i paidentifikuar ka rrezikuar jetë n e njerëzve duke qëlluar me armë, persona të cilët ishin prezent në vendngjarje (redaksia i ka të njohur emrat) e kanë demantuar lajmin.

Për portalin tonë ato shprehen se arma me të cilin u qëllua nuk ishte e vërtetë, dhe se në asnjë moment nuk ishin në rrezik jetë njerëzish.

Sic thonë ata, arma në fjalë është një armë e cila zakonisht përdoret në gëzime familjare ( e njohur ndryshe si “plasljivac”) e cila nuk mund të lëndojë askënd.

Nuk është e qartë akoma se pse në “Vijesti” lajmi doli se bëhej fjalë për armë të rrezikshme pa u verifikuar si duhet, por burimet e portalit tonë thonë se do të kontaktojnë edhe gazetarin e kësaj gazete me qëllim demantimin e lajmit.

1 Koment

  1. Sidoqofte, arm e vertet apo me fishek qore, akti eshte tejet primitive dhe si i till duhet denuar keto barbarizma.

Comments are closed.