Delegatët shqiptarë të PSD-së në Tivar përkrahin Brajoviqin

0

Sic transmatojne mediat e sotëm, PSD e Tivarit në masën më të madhe do të përkrahin kandidatin Ivan Brajoviq për kryetar partie.

Brajoviq njihet si përfaqsues i rrymës pro PDS dhe për vazhdimsi të politikës aktuale ndaj koalicionit. Nga ana tjetër Krivokapiq kohët e fundit ka propaganduar një politkë më distancuese ndaj partnerit më të madh, cka edhe ka shkaktuar frikë në bazë për një prishje të mundshme të koalicionit.

Nuk është sekret se PDS po tenton të gjejë një partner tjetër qeverisës, dhe shumë i kanë vërejtur lëvizjet e fundit në skenën opozitare si pasojë direkte të kësaj politike.

Nuk dihet si do të shkojnë punët në kongres, por sipas mediave, shqiptarët e kësaj partie në degën  Tivarit, i kanë dhënë mbështetje kandidatit Ivan Brajoviq.

Të shtatë kandidatët për Këshillin Qëndror, dy nga të cilët janë shqiptarë (Anita Subashiq dhe Samir Durakoviq), i kanë dhënë mbështetje Brajoviqit, shkruan “Vijesti”.

Shqiptarët e tjerë me influencë në këtë parti nuk janë deklaruar haptas, por ka gjasa që të presin fituesin, e pastaj të deklarohen.