Delegatët e PSD (SDP) deklarojnë: Zyrtarët e PDS(DPS) na ofruan para për të votuar Brajoviqin

0

Delegaët e PSD në kongresin e përfunduar para disa ditëve Miralem Feratoviq, Hasim Ahmemuliq, Fadilj Musiq dhe Mirsad Tekoviq, për gazetën “Dan” kanë akuzuar zyrtarët e PDS-së se u kanë ofruar para në këmbim të votave për Brajoviqin.

Nga PSD e Plavës, nga edhe janë këto delegat, gazetës i është thënë se kjo ofertë është bërë nga ish-kryetari i KK të PDS në Plavë Husnija Shaboviq, nënkryetarja e komunës së Gucisë Anela Çekiq, që është edhe zyrtare e PDS-së, dhe vëllai i saj Samir Çekiq, poashty zyrtar i PDS.

Prokurori i Plavës Erdan Feratoviq ka thënë se nuk është i njohur me problemin por që do të kërkojë verifikimin e rastit.

Shaboviq për “Dan” i ka mohuar akuzat duke i quajtur gënjeshtra brutale, kurse Anela dhe Samir Çekiq nuk i janë përgjigjur gazetarit të “Dan”.

“Haptas na është bërë presion nga zyrtarët e PDS në formë të ofertave për punësim dhe parave, kurse në fund edhe me anë të lidhjeve fisnore.”, kanë deklaruar delegatët nga Plava.

Sipas tyre, ka edhe delegat tjerë që janë të gatshëm të konfirmojnë të njëjtën gjë, pasi edhe atyre u janë bërë oferta të tilla.