Delegacionit të BE-së iu paraqit Deklarata mbi Mbrojtjen e Pronës Private

0

Një delegacion i përfaqësuesve të shoqërisë civile, pronarëve të pasurive të patundshme, pakicave etnike dhe qytetarëve të BE-së, të cilët janë pronarë të pasurive të patundshme në Mal të Zi , me 17 qershor 2015 në Podgoricë i paraqiten ambasadorit të BE-së në Mal të Zi , z Mitja Drobnič dhe Shefit të Seksionit Politik të Delegacionit të BE-së në Mal të Zi , z Alberto Cammarata ,Deklaratën mbi Mbrojtjen e Pronës Private .

Delegacionin qytetar e përfaqsuan z. Bozhidar Çarmak , znj. Ambra Declich dhe z . Dragan Shepelj nga “Nase Ognjiste”,  z . Xhemal Peroviq nga Mogul Ulqin,  z . Paul Jurlin  nga Iniciative e Tivatit, dhe z . Ivan Starceviq nga Matica Boka .

Në një bisedë të hapur dhe të përzemërt , përfaqësuesit e qytetarëve theksuan unitetin e plotë popullit , rëndësinë dhe nevojën e miratimit të Deklaratës për mbrojtjen e pronës private dhe tërhoqën vërejtjen  për aktet e përgjithshme dhe praktikat e këqija të institucioneve vendore që në mënyrë sistematike dhe në thelb cenojnë të drejtën e pronës private në vend, e cila është e mbuluar dhe dënuar me këtë Deklaratë . Përveç kësaj, u theksua edhe shqetësimi për radikalizimin e mundshëm të ngjarjeve dhe rritjen e pakënaqësisë së qytetarëve nga një sjellje e tillë e shtetit, shkeljen e parimeve themelore ligjore, ekonomike, demokratike dhe evropiane, si dhe mospërfillje për parimet e mbrojtjes së mjedisit dhe të transparencës në këto procedura . Mbi dy orë bisedë ishin të mjaftueshme për ti bërë të qartë Delegacionit të BE-së në Mal të Zi konturat kryesore të problemit si dhe aktet dhe praktikat e përgjithshme që dukshëm dhe haptazi shkelin të drejtat e pronarëve në Mal të Zi , shumë prej të cilëve janë shtetas të vetë BE-së .

Veçanërisht u përcoll shqetësimi se kjo praktikë e keqe është intensifikuar vitet e fundit , kur përgjegjësia e vendit tonë ndaj Bashkimit Evropian duhej të ishte më e pjekur dhe e forcuar , kurse procesi i “tranzicionit” i përfunduar . Në vend të kësaj , qeveria është duke vepruar sikur po përgatitet për të hyrë në organizatë të kundërt, e afërt  me “Inetrnacionalen” e jo me Bashkimin Evropian. Kjo sidomos kur është fjala për të siguruar një gjykim të drejtë, të drejtat e pronësisë, garancitë ekonomike e fiskale, mbrojtjen e mjedisit dhe transparencën e procedurave . Së fundi , u shpreh një mirënjohje e sinqertë e qytetarëve për Delegacionin e BE-së në Mal të Zi , për pritjen e hapur , nivelin serioz të monitorimit , punën dhe ndikimin pozitiv në Mal të Zi, dhe u tregua bindje se edhe në të ardhmen takimet e tilla do të jenë frytdhënës.