Del në treg Apple Watch

0

Fansat e Apple morën atë që dëshironin, një markë fringo të re orësh dore, të quajtur Apple Watch. Ora smart është produkti i parë që kur Tim Cook mori drejtimin e kompanisë së famshme tre vjet më parë. Për paraqitjen e këtij produkti, Apple kishte zgjedhur Flint Center në Cupertino, California, vendi ku Steve Jobs i paraqiti botës Mekintoshin.

Ora The Watch vjen në dy masa me gjashtë stile rripash, ka një ekran katërkëndësh dhe një varietet të madh aplikacionesh. The Watch përdor karikimin wireless.

Shëndeti dhe të ndjerit mirë do të jetë një pjesë e rëndësishme e orës, me një aplikacion të quajtur Fitness i cili monitoron statistika nga aktivitetet e ndryshme si vrapimi apo ngarja e bicikletës.

Ora pritet të nisë të shitet me çmimin 349 dollarë amerikanë në vitin 2015. Tim Cook, gjithashtu, paraqiti për publikun edhe telefonin e ri, iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, të dy më të mëdhenj, më të hollë dhe me më shumë elegancë sesa të mëparshmit.

Telefoni shkon më tej në përdorim për pagesa të lëvizsshme, të cilat lejojnë përdoruesit të paguajnë për mallra dhe shërbime. 

Për ata që duan shumë të bëjnë selfie, telefoni i ri ka përmirësuar kamerat me  Focus Pixels,  një teknologji që më parë gjendej vetëm në mjetet profesionale, me autofokus më të shpejtë dhe zhurmë të reduktuar. iPhone 6 and the iPhone 6 Plus kanë dalë në shitje më 16 shtator. Supriza e mbremjës ishte kur grupi U2 u ngjit në skenë për të kënduar një pjesë nga albumi i tyre i ri ‘Songs of Innocence’, i cili do të jetë pa pagesë për përdoruesit e Apple deri më 16 tetor.

 

apple 2 apple 3