Dejana Kallugjeroviq: Këshilltarja malazeze e Këshillit Bashkiak të Tiranës

0

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka bërë përzgjedhjen e dy këshilltarëve të reja pas përfundimit të mandatit nga këshilltarët e mëparshëm. Njëra nga këto është Dejana Kallugjeroviq, vetëm 19 vjeç, e cila si kandidate e LSI-së do të ulet në bankat e Këshillit Bashkiak.

Dejana është studente e vitit të parë të gazetarisë dhe para 4 ditëve ka bërë betimin mbi kushtetutën e Shqipërisë.

Ajo është përfaqsuese e minoritetit malazez në Shqipëri dhe pyetjes së mediave se a ka frikë nga politika ajo u përgjigj se friksohet vetëm nga merimangat dhe gjarprinjtë.