Defile në rrugët e zbrazëta

0

Shkruan: Cani Lazoja
Organizata turistike e Ulqinit me sukses dështoi në hapjen e vonuar por edhe në mbylljen e shpejtar të sezonit turistik. Defilimi i folkorit rajonal ishte pamje e bukur por në datën e gabuar dhe në rrugët e zbrazëta, ku tash një muaj e gjysëm nuk ka gati asnjë turist e as avanturist. Një dëshmi e mungesës së kreativitetit dhe ofertës që duket që ka për qëllim promovimin e rajonit në Ulqin e jo Ulqinit në rajon.
Sidoqoftë, edhe pse shumica e fëmijeve ishin spektator në teatrin e nxehtë të Qendrës për Kulturë, hapja e programit duhej ti takonte nikoqirit të Ulqinit por dhe 200 minuta program ishin shumë në një ambient të mbyllur.
Edhe ajo gim vere që patëm, edhe ato fiçe turista, kaluan pa asnjë manifestim kulturorë. Ata sigurisht që do të kenaqeshin duke parë veshjet dhe vallet tona dhe të rajonit, por si zavendësim verës kanë shfaqje me dilerë në rrugë, turistat, cirqet, serenade në terasa, karabusha të pjekur al-forno, tallava soprano etj.
Ne fund cka fituan qytetaret? A mos erdh ndonjë turist keto ditë për këtë festival? A mos kishte fjetje, perveç në ato hotele dhe apartamente ku fjetën anetarët e fokloreve, e që në menyrë selektive i rregulloi Këshili drejtues dhe politika partiake e OTsë? A mund të dijm sa ishte shpenzimi dhe cili ishte efekti?
…edhe diçka, në një qytet si Ulqini sezoni nuk mbyllet kurr…