Debati publik: Ndërtimi i mini – hidrocentralit në rrjedhën e lumenjëve Bukeli dhe Husaj

0

Temë aktuale këto ditë në Komunën e Rozhajës është biseda dhe frika popullatës për ndërtimin e mini – hidrocentralit në rrjedhëne lumenjëve Bukeli dhe Husaj. Me këtë rast përseri është mbajtur debat publik me temën: Ndërtimi i mini – hidrocentralit në rrjedhën e lumenjëve Bukeli dhe Husaj, i organizuar tëpremten me 05 prill 2019 në sallën e Bibliotekës së qytetit të Rozhajës, por kësaj radhe e inicuar nga ndërmarrjet “ARTEK” sh.p.k. Podgoricë dhe “ERLANG” sh.p.k. Podgoricë, të cilat synojnë të marrin leje edhe nga pushteti lokal për ndërtimin e mini – hidrocentralit.

Panelistë në këtë treyzë ishin, Ejup Nurkoviq, Kryetar i Komunës së Rozhajës; Rusmir Xhuxheviq, Sekretariati për planifikimin, organizimin dhe mbrojtjen e mjedisit; Marko Pavliqeviq dhe Lubisha Boshkoviq (Projektues) nga ndërmarrjet“ARTEK” sh.p.k. dhe “ERLANG” sh.p.k. Podgoricë.

Kryetari i Komunës së Rozhajës theksoi se këto dy ndërmarrje do t’i shpalosin projektet e tyre para popullatës të atij lokaliteti ku po planifikohet ndërtimi i hidrocentralit, të mirat që ka dhe ndikimin në mjedis. Gjithashtu duke degjuar popullatën e Rozhajës për mendimin e tyre lidhur me hidrocentralet. Pas kësaj si kryetar dhe në bashkëpunim me Sekretariatin për planifikimin, organizimin dhe mbrojtjen e mjedisit do të veprojmë për hapat e mëtutjeshëm.

Kur u hap debati, Sokol Daci mori fjalën duke deklaruar “Tëdashur banorë të Bashksisë Lokale Dacaj, të dashur qytetarë tëRozhajës, faleminderit që jeni ardhur me na përkrah që ti mbrojmë lumenjët tanë. Ju e dini ne e kemi mbajtur një debat me 16 mars 2018, dhe e kemi konsideruar si të mbyllur këtë temë vitin e kaluar. Përsëri theksoj se ky projekt do t’i sjellë përfitime ekonomike vetëm kompanisë që fiton, e në dëm të popullatës autoktone të fshatrave Bukel i Epërm dhe Husaj. Po hapet një plagë e re, përseri po shkretohen tokat tona. Përsëri si banorë shqiptarë, po tendohet të na shkatrroni, ashtu siq edhe ka ndodhur në vitin 1999, nga forcat ushtarake. Investitorët do të kenë shumë problem me dokumente, ndër të tjera, në një numër lokacionesh nuk është e mundur të zgjidhen marrëdhëniet pronësore – juridike. Kalon nëpër tokat tona. Ato janë marrë nga shteti. Them se mjaftë i kanë keqperdorë koncesionarët pyjet tona. I bëjë apel kryetarit që është i pranishëm të mos e lejojë një gjë të tillë.”

Bonori Rrustem Lajçi deklaroj “Faleminderit që jeni gjithë bashkë këtu për të treguar edhe një herë se nuk lejojmë ndërtimin e mini hidrocentralit në rrjedhën e lumenjëve tanë.Fatkeqësisht me revolt do ta pesojnë këto mini-hidrocentrale, u bëjë apel juve prej ndërmarrjeve mos u nisni me i ndërtu se na e shkatrroni jetë normale. Institucionet tona, në këtë kohë që ne e quajmë demokraci, duhet ta kuptojnë se demokracia nuk ndërtohet pa u konsultuar qytetarët, andaj mirë që po konsultohen qytetaret jo vetëm të Bashkësisë Lokale Dacaj, por të gjithë qytetarët e Rozhajës. Ne po ju themë se hidrocentrali në këta dy lumenjë nuk duhet të ndërtohet, ne bashkarisht do te veprojmë me të gjitha forcat ashtu siq dimë ne, do ta mbrojmë deri në pikën e fundit, dhe tu tregojmë këtyre institucioneve se nuk lejohet asnjë iniciativë e cila i shkatrron lumenjët tanë. E komuna e Rozhajës duhet të jetë e vemendshme të mbledh zërin e këtyre qytetarëve dhe ta qetë në dokument dhe të mos të lejoj ndërtimin e mini hidrocentralit, sepse e shkatronë rrjedhën normale të lumenjëve. Realisht komuna nuk duhet ti jap leje për ndërtim, e kemi sot këtu në këtë debat edhe krytarin tonë z. EjupNurkoviq, i cili ka jap premtime para zgjedhore se në mandatin e tij nuk do të lejohet shkatrimi i lumenjëve nga ndërtimet e tilla.”

Haris Kallaçi nga Skuadra vrojtuese “ Ibar”, deklaron “Si skuadër, ndër të tjera, kemi rolin e mbrojtësit të bukurisë natyrore dhe mbrojtjen e mjedisit. Konsiderojmë se ndërtimi i hidrocentrealeve në lumënjë, do të rrezikohet do të ndërpritet përgjithmonë rrjedha normale e lumit, gjithashtu habitatet e rrezikuara dhe furnizimi lokal me ujë, shkatërrimi i biodiversitetit dhe rrezikohet e jeta e komunitit lokal.

Ne si një skuadër e kemi një qëndrim, e ai qëndrim është që të mbrojmë jo vetëm dy lumenjë në fjalë, por çdo metër të sipërfaqes së gjelbër që na rrethon në komunën tonë, e posaqerisht për këto dy lumenjë që janë lumenjët me ta pastër në Komunën e Rozhajës.”

Vedat Selmanoviq nga Skuadra vrojtuese “ Ibar”, deklaron“Sigurisht skuadra jonë do të jetë në dispocion të qytetareve dhe institucioneve për të parandaluar ndërtimin e mini -hidrocentraleve. Lumenjë e shendoshë duhet të jenë shembull për gjdo njeri, te jëtë i vedijshëm që duhet ruajtur mjedisin.

Rrjedhimisht, me ndërtimin e një mini-hidrocentrali, ata po planifikojnë të ndryshojnë pamjen e këtyre lumenjëve dhe përpasojë do të zvogëlojnë rrjedhën ujore. Unë mendoj se ne duhet të jemi bashkojmë dhe ta mbrojmë këtë hapësirë, jo vetëm atë hapësirë, por çdo lumi tjetër që është në Rozhajë. Unë mëndoj se për momentin, nuk ka nevojë të ndërtojmë mini – hidrocentralenë këtë qytet, sepse qytetarët nuk përfitojnë. Është me të vërtetë një problem, ne duhet të veprojmë si qytetarë dhe institucionepër këtë çështje.”

Kryetari i Bashkësisë Lokale Dacaj, z. Adem Daci, deklaroj, “Shoqëria civile, Skuadra vrojtuese, qytetaret e Rozhajës, janënë përkrahje të banorëve nga Dacajt për të ndaluar ndërtimin e mini-hidrocentraleve në atë zonë, e që në fakt janë barriera që po tendojnë të mos e lënë atë zonë të zhvillohet, ku këta lumënjë nuk janë vetëm për Dacajt, por janë për të gjithë qytetarët e Rozhajës. Andaj kryetar mos i jap leje për ndërtim. Popullata jonë e hedhë poshtë këtë iniciativë të këtyre subjekteve afariste,le të na lenë rehat në punët dhe hallet tona, ne do ta leshojmë sallën, skanë qka na duhen hidrocentralet dhe nuk kemi nevojë sqarime.”

Në momentin kur Marko Pavliqeviq dhe projektuesi Lubisha Boshkoviq nga ndërmarrjet, deshën të sqarojnë në projektin, të gjithë qytetarët leshuan sallën të revoltuar, duke deklaruar se do t’i ndjekin të gjitha rrugët ligjore në mbrojtje të pasurisë së tyre, bukurisë natyrore dhe rrjedhën e lumit.

Faruk Daci