Danimarkë: Atentat ndaj karikaturistit të profetit Muhamed

0

Një person mbeti i vrarë dhe 3 oficerë policie u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në një bar-kafe në Kopenhagen, gjatë një debati për lirinë e shprehjes dhe për blasfeminë.

Autorët qëlluan nga ambientet e jashtme mbi lokalin. Ambasadori francez në Danimarkë dhe artisti suedez Lars Vilks, i njohur për pikturimin e disa karikaturave kontroverse të Profetit Muhamed ishin pjesë e këtij aktiviteti. Sipas medieve ndërkombëtare autorët janë larguar me shpejtësi me një makinë të zezë.

Aktiviteti organizohej nga karikaturisti suedez, Lars Vilk i cili është në mbrojtje të policisë që nga viti 2007 kur kishte bërë karikaturën e Profetit Muhamed në formë qeni. Ai ka qenë shpesh në shënjestër të disa sulmeve në të kaluarën. Ambasadori francez në Danimarkë, Francois Zimeray, shkroi pas publikimit të lajmit në Twitter se është “ende gjallë në një dhomë”.