CZIP: Problemet e Kripores filluan të zgjidhen vetëm pas presionit të huaj

0

Raporti i Komisionit Europian për përparimin e Malit të Zi në kuadër të kapitullit 27, e definon mbrojtjen e Kripores së Ulqinit si një nga pikat kyce të këtij kapitulli, deklarojnë nga Qendra për mbrojtjen dhe monitorimin e zogjve.

Në raport theksohet qartë se qeveria vitin e ardhshëm duhet të bëjë hapa vendimtare në drejtim të mbrojtjes dhe menaxhimit të qëndrueshëm të saj.

Fatkeqsisht, thuhet nga kjo organizatë, reagimi i institucioneve të Malit të Zi filloi vetëm pasi u kërkua ndihma e atyre ndërkombëtare, të cilët mbrojtjen e Kripores e vendosen si kusht për tratativat e mëtejshme.

Në raport thuhet se ka përmirsim të marrdhënieve në mes sektorit civil dhe atij qeveritar në krahasim me vitet e mëparshëm.