Cungu&Co: Hapet salloni i pajisjeve hotelerike

0

Të shtunën, me fillim në ora 18.00 Cungu&Co hapi sallonin e ri të pajisjeve profesionale në hoteleri.

Me këtë rast u organizua një  koktej në ambientet e kompanisë, ku ishin të ftuar bashkëpuntorët nga shoqata e kuzhinierëve në Mal të Zi, autoritete nga fusha e biznesit dhe pronarë të hoteleve dhe restoraneve nga i gjithë Mali i Zi.

Cungu&Co e ka nisur këtë aktivitet që në vitin 2000, dhe kjo mbrëmje shërbej për të treguar zgjerimin më të madh të këtij sektori, i cili ështe i vetmi në Ulqin.