Cungu: Opsioni i parë për kryetar nuk ishte Fatmir Gjeka

0

Kryetari i Forcës Nazif Cungu, në intervistën dhënë televizionit Teuta me rastin e 10-vjetorit të partisë, habiti jo pak kur deklaroi se Fatmir Gjeka nuk ishte kandidati i parë për kryetar komune në bisedimet paszgjedhore.

Sipas tij, kandidati për të cilin fillimisht u diskutua dhe në parim u ra dakord ishte Milazim Mustafa, sekretari aktual për ekonomi, kurse Gjeka doli në skenë më tepër në formë ultimatumi.

Edhe pse kjo deklaratë duket e papritur, në fakt vetëm përforcon atë cka thuhej pas zgjedhjeve, se përkrahja për Gjekën si kryetar nuk ishte masive as në koalicionin e tij.