Cungu: Nuk jemi të kënaqur nga marreveshja me qeverinë

0

Kryetari i Forcës se Re Demokratike, Nazif Cungu, në një deklaratë per radion Antena M, tha se përfaqesuesit e partive shqiptare nuk kanë marre akoma ftesë për bisedime nga kryeministri Djukanoviq.Megjithatë ai pret që bisedimet të vazhdojnë në fund të muajit.

Ai shtoi se nuk janë të kënaqur nga realizimi i marreveshjes në rang qeverie.

“ Sipas marreveshjes, disa poste në qeveri duhej tu takonin përfaqsuesve tanë, cka deri më tani nuk është realizuar dhe ne nuk mund të jemi të kenaqur.Nga bisedimet do të behet më e qartë se kur dhe si kjo do të realizohet” – perfundoi Cungu.