Cungu njofton transparencë maksimale. Cdo dokument në web faqen e Komunës

0

Kryetari i Komunës Nazif Cungu ka njoftuar se qytetarët do të kenë mundësi që së shpejti të ndjekin cdo shpenzim të Komunës nëpërmjet faqes së saj zyrtare.
Në fjalën e vet gjatë mbledhjes së djeshme të Kuvendit, kryetari Cungu tha se njëherë e përgjithmonë duhet të hiqet dorë nga shpenzimet e pakontrolluara dhe me qëllime politike që shpesh kanë qenë arsyet kryesore të problemeve financiare të Komunës.

Cungu tha se me formimin e Shërbimit për informim, janë krijuar të gjitha kushtet për një transparencë maksimale në punën e administratës lokale.

Në krye të këtoj shërbimi ndodhet Teuta Mehmedi, të cilën ish kryetari Gjeka tentoi ta shkarkonte nga posti, cka u cilësua si veprim i paligjshëm nga komisioni për ankesa.