Cungu: Në maj hapja e “Karisma”, punësime të reja për qytetarët tanë.

0

Sot, kryetari Cungu vizitoi punimet që është duke bërë kompania Karisma e cila është mirënjohur në nivel botëror për sa i përket fushës së turizmit dhe menaxhon tanimë objektet e Rivieres se Ulqinit – hotelin Bellevue dhe Olympic. Ai shprehet që është i gëzuar me ecurinë e punimeve dhe duket që angazhimi i kësaj kompanie për ta hapur në maj hotelin Bellevue të rinovuar me standard të katër yjeve ka për t’u realizuar. Kryetari Cungu u njoftua nga kjo kompani se shitja paraprake e kapaciteteve është duke ecur goxha mirë dhe llogarisin që kur të bëhet hapja kapacitetet do të jenë të gjitha të shitura në agjenci ndërkombëtare. Cungu po ashtu është marrë vesh që Komuna e Ulqinit së bashku me këtë kompani të zhvillojnë së shpejti disa veprimtari për të mundësuar punësimin e qytetarëve tanë në këto hotele.

Më poshtë postimi i plotë nga faqja zyrtare në facebook.