Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu, në konferencën për media me rastin e vizitës së ministrit të kulturës Janko Ljumoviq, konfirmoi vendosmërinë e pushtetit lokal në aplikimin për antarsim në UNESCO, dhe se për këtë janë edhe bërë përgatitjet e para.
Cungu tha se ka pasur kontakte me investitorët e objekteve të papërfunduar në Kala, të cilëve u është kumtuar se ato objekte cënojnë hyrjen e qytetit të vjetër në UNESCO, prandaj edhe duhet të hiqen. Sipas kryetarit, investitorët kanë treguar gatishmëri që nëse objektet e tyre bëhen pengesë, ato ti heqin vetë.