Çudia e rradhës: Kryetari i Komunës blen fshesa me korrent, ato zhduken pa gjurmë

0

Nga rastet e ndryshme të ‘cudirave’ që ndodhin në qytetin tonë, ky i fundit është ndoshta edhe më i habitshmi.

Në adresë të portalit tonë ka mbërritur një ofertë e bërë Komunës së Ulqinit prej kompanisë “Yomil doo” nga Tivari për blerjen e dy fshesave me korrent.
Burime të portalit tonë konfirmojnë se llogaria është paguar, por se dy fshesat me vlerë 829 euro ( nga 414 euro secila) nuk dihet se ku kanë përfunduar.
Nga kërkimet tona në internet për specifikat e fshesave në ofertë dhe çmimi i paraqitur, rezulton se këto mund të jenë edhe fashesa për pastrimin e automjeteve, pasi ato janë dukshëm më të shtrenjta se fshesat shtëpiake.

Çudia më e madhe ështe se komuna nuk ka lavazh, e më këtë as nevojë për blerjen e fshesave të tilla.
Se cfarë ka ndodhur me fshesat nuk dihet, por “zhdukja” e tyre hap spekullime se ndoshta në vend të tyre është marrë ndonjë mall tjetër, kurse fshesat kanë shërbyer si mbulesë.

Nga kontrolli i numrit të protokollit, 01-265/15, del se fshesat janë porositur nga vetë kryetari i komunës.

 

fshesa per larje makinash1