CTC: Kompanitë e njohura ndërkombëtare tani edhe në Ulqin

0

Qenrda tregtare CTC në Ulqin është destinacioni kryesor për familjarë dhe të gjithë ata që dëshirojnë ti ofrojnë vehtes një shoping të  cilësisë së lartë përcjellë me çmimet më të lira për produktet më të mira dhe më të larmishme që gjithmonë i keni dëshiruar. 

CTC në Ulqin ofron një gamë të madhe produktesh duke filluar nga ato shtëpiake më të imtat e deri te veshmbathja e larmishme, restoran modern si dhe kënd  lojërave për fëmijë.

Gjendet në një lokalitet atraktiv në hyrje të qytetit, në 5000 m2 dhe ka 130 vend parkimi, të gjithë vizitorët do të ndjehen komod gjatë blerjeve dhe pa ndjerë tollovi do kënaqen me blerjet nëpët dyqanet që ofrojnë ulje speciale.

Të enjten më 18 prill 2019 me rastin e hapjes që pikave të reja shitëse të brendeve më të njohura si vendase ashtu edhe ndërkombëtare si: OVS, KIDS LAND, CAKAN SPORT, SMART ROOM dhe FLO i cili njëherit është edhe prodhuesi më i madh të këpucëve në Turqi, vizitorët do kenë mundësi që përveç kënaqësisë së blerjes do kursejnë kohën dhe paratë.

Me këtë rast hapen 80 vende të reja pune kurse investimi total shkon mbi 4 milion euro. Oferta e brendeve luksoze të veshmbathjeve, shtëpive ndërkombëtare të modës dhe numri i madh i dyqaneve me oferta të ndryshme bën që CTC në Ulqin të jetë një ndër destinacionet më të preferuara për vizitorët e Ulqinit dhe banorët e tij.