Compania turke Mesa mesken e interesuar të investojë në Ulqin

1

Compania turke Mesa mesket e njohur në fushën e patundshmërisë pati sot një takim me kryetarin e komunës së Ulqinit Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij.

Ata shfaqën interesimin dhe gadishmërinë për të investuar në fushën e turizmit dhe agrokulturës por dhe fusha të tjera . Nikoqirët i njoftuan mysafirët me vendet që janë të gatshme për investitorët në komunën tonë dhe kushtet e leverdishme që ofron komuna për investitorët që dëshirojnë të investojnë ne turizmin elitarë.

Informacione ofroi dhe sekretari i urbanizmit Sandro Daboviq Më pas delegacioni gjashtëanëtarësh nga Turqia i shoqeruar nga zyrtaret komunal vizitoi Valdanosin dhe në Krrucin.

1 Koment

  1. KUJDES!!! Investimet TURKE do te na cojn drejt asimilimit te ULQINIT, Shume shpejt mund te kemi fatin e PLaves e Gucise.

Comments are closed.