Çmimet e karburanteve rriten përsëri

0

Në dy javët e ardhshme çmimet e karburanteve do të jenë më të lartë.

Siç njofton Ministria e ekonomisë, çmimi i një litri të benzinës BMB 98 do të rritet për 5 cent dhe do të kushtojë 1.20 euro, kurse i atij BMB 95, 1.16 euro.

Çmimi i naftës do të rritet për 6 cent dhe do të kushtojë 1.08 euro.

Rritja e çmimeve vjen si pasojë edhe e rritjes së naftës në tregjet botërore, ku muajin e fundit pati rritje prej 20%.