Çmimet e benzinës do të pësojnë rënie për të dytin dyjavësh rradhazi. Siç njoftojnë nga Ministria e Ekonomisë, prej nesër çmimi i BMB 98 do të jetë 1.26 euro, 3 cent më lirë se më parë, kurse BMB 95 do të jetë 1.22 euro, 4 cent më lirë.
Çmimi i dizelit nuk do të pësojë ndryshim.