Cili është qëndrimi i banorëve të Kalasë për liftin?

2

Ky projekt i cili rrezikon të shpërfytyrojë jo vetëm pamjen historike të Kalasë, por komplet imazhin turistik të Ulqinit, ka ngjallur debat të madh në publik.

Megjithatë, qëndrimi i banorëve të Kalasë, sidomos i atyre që shpesh kanë dalë në mbrojtje të trashigimisë kulturore që ajo bart, nuk është bërë publik.

Përvec deputetit Genci Nimanbegut i cili është vetë banor i Kalasë, dhe që haptas është deklaruar kundër këtij ndërtimi, qëndrimet e të tjerëve nuk dihen.

Kryetari i shoqatës “Miqtë e Kalasë” Ismet Karamanaga, as në media as në faqen e tij sociale në facebook, ku ai zakonisht është mjaft aktiv, nuk ka asnjë deklaratë në lidhje me këtë ndërtim.

Kjo është e cuditëshme, pasi ai njihet për angazhimin e tij për pranimin e Kalasë në UNESCO, dhe shpesh ka ngritur zërin kundër ndërtimeve si ai i investitoreit “rus”.

Kjo është një qetësi  pazakontë përballë një problemi kaq madhor.

2 KOMENTET

  1. Ismet K. Asht nje sharllatan. Flas në aspektin publik te parqitjeve te tija, si ciceron amatorë, si punëtor kinse shumëvjrçarë të turizmit, si ” profesor ” qesharak në çdo aspekt, por në Ulqinin tonë dështakt dhe mediokritetet janë përsonazhet kryedorë në tragji komedin Shqipëtare në Malin e Zi në përgjithësi , e në Ulqin në vaçanti.

Comments are closed.