Çështja K1: Deputët Nimanbegu dhe Gjurashkoviq organizuan konferencë për shtyp

0

Deputeti Genci Nimanbegu dhe deputetja dr. Ljiljana Gjurashkoviq mbajtën sot konferencën për shtyp që të njoftojnë opinionin për shkeljen flagrante të ligjit nga gjykatësja Milica Popoviq në Gjygjin Ekonomik nga Podgorica, në rastin e njohur si K1 në të cilin Atlas Grupi padit Komunën e Ulqinit me 10,5 milion euro si dëmshpërblim për çmontimin e objekteve të ndërtuar pa leje në Plazhin e Madh të Ulqinit.

Deputetët sqaruan se Gjygji Ekonomik në Podgoricë, tash vite me radhë  gjykon në rast në të cilin nuk është kompetent, sipas Ligjit mbi gjykata (nëni 20.), edhe pse është i obligueshëm që në kuadër të procesit fillestar si dhe obligimit zyrtar, të përcaktoj kompetencën e vërtetë (nëni 20 i Ligjit mbi procedurën gjyqësore).

Siç deklaruan deputetët, sipas Ligjit mbi Gjykata, Gjygji Ekonomik është kompetent të gjykoj në rastet që krijohen ndërmjet dy subjekteve afariste (ekonomike) dhe si pasojë e mardhënijeve ekonomiko-ligjore. Pasi që rasti i K1 ka të bëjë me dëmshpërblim si pasoj e veprimit kundrejt ligjit të organit administrativ të Komunës, kjo do të thotë që ky proces buron nga mardhëniet jashtë kontratës, dhe për këtë është kompetent e Gjygji Themelor e jo ai për mardhënie ekonomike.

Në praksën juridike është e pa kuptueshme që Gjygji Ekonomik të merret me raste që nuk kan vepër të krijuar jashtë mardhënieve, dhe ai si i tillë rregullisht shpallet si jokompetent dhe u ka deleguar këto raste gjykatave themelore, ku si shembull janë edhe vetë vendimet e gjykatëses Milica Popoviq.
Prandaj ato kanë ftuar Prokurorin e lart të shtetit Ivica Stankoviq që të vlersojë nëse bëhet fjalë për tejkalim të kompetencave zyrtare, apo është fjalë për keqpërdorim të kompetencave me elemente korruptive.
Gjithashtu kan ftuar kryetarin e Gjygjit Ekonomik në Podgoricë, Blazho Jovaniq, që me kujdes të shqyrtojë kërkesën për shkarkim nga ky proces i gjykatëses. Kërkesë kjo  që do të procesohet nga përfaqësuesit e Komunës.

Nimanbegu-Gjurashkoviq 01

Fakti që krahas moskompetencës flagrante të Gjygjit Ekonomik, gjykatësja nuk e delegon këtë rast Gjyqit Themelor, dhe as që vendos mbi kërkesën e pales mbrojtësë që të shpall moskompetencën, por përkundrazi ajo cakton seanca të reja ku tenton që të shqyrtohen prova ligjore në mënyrë të përfundimit të këtij procesi në favor të Atlas Grupit, rriten dyshime të mëdha në paanëshmërinë e saj,  prandaj është e domosdoshme që të vendoset për shkarkimin e saj nga ky proçes.

Është në interesin e Komunës së Ulqinit që ky proçes të përfundohet para Gjykatës kompetente Themelore, në mënyrë që të përfundohet agonia 30-vjeçare, gjë që e pamundëson Gjykata Ekonomike në Podgoricë me gjykim kundrejt normave ligjore dhe në një kohë të stërgjatur duke rrit mosbesueshmërinë në shtetin ligjor, përfunduan deputetët Nimanbegu dhe Gjurashkoviq.