Çapuni uron besimtarët me rastin e festës së Bajramit

0

“Mu sikur që agjërimi përfundom me iftar, ashtu edhe Ramazani përmbyllet me festen e Bajramit. Me

trup e shpirt të pastër e zemra të gëzuara po futemi në ditët e Bajramit. Gëzimi i festës dhe i

adhurimit të pranuar të ju plotësoftë çdo ditë të jetës tuaj.

Sot më shumë se kurrë më parë kemi nevojë që të vizitojmë njëri tjetrin dhe këto hapa të bekuar për

të shkuar në uresë Bajrami të afërmit, komshinjtë dhe miqtë tanë, t’i bëjme pa pritesë. Janë këta

hapat që do ngjeshin dhe formojnë rrugën e një ardhmërie më të mirë tonën dhe të fëmijëve tanë. Ka

shumë bekime mikëpritja dhe po aq bekime urimi e vizita.

Edhe për këtë festë, një urim i veçantë i shkon vëllëzërve tanë në dijasporë. Përderisa janë larg

vendlindjes,ata nuk e shijojnë Ulqinin dhe përqafimët e të afërmve të tyre në vendlindje, prandaj po i

dërgojmë një urim të veçantë të përmallshëm vëllazëror.”

—–

Ju falemnderit për bashkëpunimin.

Sinqerisht,

Dr. Ilir Çapuni

Kryetar i Kuvendit të Komunës së Ulqinit

OPŠTINA ULCINJ – PREDSJEDNIK SKUPŠTINE

KOMUNA E ULQINIT – KRYETARI I KUVENDIT

MUNICIPALITY OF ULCINJ – CITY COUNCIL’S CHAIRMAN