Çapuni: Organet kompetente të marrin masa për punimet e pautorizuara në Shas

0

Komunikatë për shtyp

Më 6 korrik të 2018, Bashkësia Lokale e Katërkollës dhe Qendra për
Kulturë-Muzetë e Ulqinit i janë drejtuar Kuvendit të Komunës së Ulqinit
me shkresa në të cilat Komuna vihen në dijeni për veprimtari të
jashtëligjshme në lokalitetin arkeologjik të Shasit. Duke vepruar sipas këtyre kërkesa, Policia Komunale e Ulqinit ka dalë në vendngjarje dhe ka ndërmarrë të gjithat masat ligjore brenda kompetencave të veta lidhur me punimet e paautorizuara brenda kishës njëanijëshe të Sh. Jovanit në Shas. Me këtë rast po kujtojmë se nga viti 2015 në lokalitetin në fjalë janë duke vijuar punimet hulumtuese dhe konservatore nga Muzeu Popullor i Malit të Zi – Muzeut Arkeologjik, institucion ky i cili disa herë iu është drejtuar pronares së kësaj të mire
kulturore të patundshme — Komunës së Ulqinit — duke kërkuar dhënien e
lejeve dhe pëlqimeve të nevojshme për veprimtarinë hulumtuese dhe
konservatore. Gjithashtu, kumtojmë që Kuvendi i Komunës së Ulqinit dhe organet e
saja, në pajtueshmëri me nenin 36 të Statutit, përveç institucionit të
lartpërmendur, asnjë organi apo institucioni tjetër të Malit të Zi nuk i ka
dhënë leje dhe as pëlqim për aktivitetet e cekura në shkresat e Bashkësisë
Lokale të Katërkollës dhe Muzeut të Ulqinit. Me këtë rast, ftojmë të gjithë organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat ligjore për mbrojtjen e pasurisë dhe ruajtjen e qetësisë dhe rendit publik. Njëherit, apelojmë edhe te qytetarët për ruajtjen e harmonisë
qytetare, tolerancës dhe bashkëjetesës në qytetin tonë.
Kryetari,
Ilir ÇAPUNI