Canka quan mashtruese gjykatën ekonomike?

0

Pas vendimit të Gjykatës Ekonomike në Podgoricë që ndaloi marrjen e paligjshme të 4546 eurove nga organizata joqeveritare UL-Info, reagon pronari i saj me një shkrim të titulluar “Përpara Mashtrues”. Në këtë shkrim ai del kundër vendimit të Gjykatës Ekonomike duke e quajtur atë vendim “i paligjshëm, konfuz dhe arbitrar”.

Me shkrimin e tij ai pretendon se është i ndershëm dhe se asnjëherë në jetën e tij nuk ka mashtruar. Mes të tjerave Canka justifikohet duke folur thënë tekstualisht se “çdo faturë, çdo muaj, iu dorëzua personalisht atyre të cilët porositën shërbimet dhe me të cilët u kontraktuan ato” mirëpo nuk sqaron se kush saktësisht i ka porositur ato shërbime dhe cilat janë shërbimet që ai i ka bërë Komunës së Ulqinit.

Mirëpo në vendimin e Gjykatës Ekonomike thuhet se faturat janë fiktive pasi nuk janë të pranuara as të evidentuara në kontabilitetin e Komunës së Ulqinit. Po ashtu ndryshe nga pretendimet e Cankës, vendimi thotë se nuk ka asnjë provë që dikush nga Komuna e Ulqinit ka kërkuar shërbimet të cilat janë në në fatura e Cankës dhe as që ka pasur ndonjë kontratë mes tij dhe Komunës për t’i justifikuar ato.

Ky vendim IP nr. 1445/17 i kësaj gjykate që shfuqizoi ndali tentativën e Cankës për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga buxhetit të Komunës së Ulqinit dhe është vendim i formës së prerë i pa-apelueshëm.

Privredni_Sud_Canka