Cani Lazoja: Ulqini në vakumin e politik

1

Bota pësoi ndryshim me popullariten e rrjetit social Facebook,çdo gjë është në Share Like dhe Comment.

Obama marketingun kryesor e ka Online .Programin, Debatet dhe Bindjet.

Në Ulqin kjo poashtu ndikon në jetën sociale dhe politike, ku mundësia e shprehjes, kritikës, kyçjes në jetën mediatike dhe informative e çdo kujt dhe në cdo kohë, ndikojnë në rritjen e përgjegjësisë institucionale dhe qytetare.

Por medaljoni ka dy anë, plus dhe minus. Kur liderët politik e kuptuan fuqinë dhe ndikimin filluan të mobilizojnë gazetarë të dështuar në karierat televizive dhe ato radiofonike (deri në vitet “90”ka pasur dy o tre dyqane per shitjen e pullave për tesha, por më s’ka, ashtu si dhe radiostacionet cd dhe lajmet qëndrore të orës 19h).

Njëanshmëria e portaleve, mos zbatimi i kodeksit të gazetarisë, opinionin e rrezikon nga dezinformata e përditshme ku “100 herë përsëritja e rrenës bëhet e vërtet” , Ulqinin e çojnë drejtë vakumit politik.

Askush nuk shkruan se në vitin 2014 :

1.Një numër tejet i madh por i pa evidentuar të rinjsh nga Ulqini ,Ana Malit dhe Kraja lëshuan qytetin për të gjetur punë jashte vendit.

2.Sezoni turistik është vetëm maksimum 30 ditë dhe filloj të bëhet normale kjo punë.

3.Humbja e pronave të qytetit, disa në hipotekë për rroga, disa pronarve të ashtuquajtur të kohës së okupimit, asnjë tentativë për Valdanos,Bukmirë,Shtoj…

4.Ku janë shoqërit civile”Ojq” …për infrastrukturë,plane urbanistike,të drejtat civile,për kthimin e pronave,etj etj.Janë qetësuar me projekte në letër,ku efekti është ekonomia personale e jo inkuadrimi për ndikim në transparence të efikasitetit të pushtetit lokal.

Ka shumë pika që s’du ti përsëris ,por ku janë ato me zemër për Ulqin,a ka kush program,ide ,strategji,qellim,cka isht kja punë tan rrehen me dromca,”zbajn za kur hajn buk mas mi met kafshata n’ fyt”

A ka met dokush në ket qytet që e kupton se pasuria nuk është vepër ,dhe që qejfi nuk bëhet vet por kur të gjithë rreth teje kanë ekonomi standarde ,duhet të them standarde sepse Ulqini si qytet duhet ta ketë më të mirin në rajon sespse zoti i dha të gjitha por Populli….

Ky harron shpejt ,ndryshon shpejt ,vendos shpejt, pendohet shpejt.S’na merr vesht as tatari.

Rinia është ba androide, update për adhemeri s’do të ketë .Na duhet nji formatizim…

1 Koment

  1. Pershendetje Cano,
    te lumte edhe suksese ne karieren tende.Gjithmone ke mbrojte te verteten prej te pa vertetes!!!
    ps meraja keshtu e ka

Comments are closed.